INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita/ Çarja e rrethit të policisë ishte plan i Edi Ramës

Opozita/ Çarja e rrethit të policisë ishte plan i Edi Ramës

Publikuar më: 11:58 16-02-2019

Tensione të shumta dhe përplasja me policinë vazhdojnë të shoqërojnë protestën e ditës së sotme, ku protestues të shumtë kanë çarë kordonin e policisë si dhe janë përpjekur të thyejnë edhe xhamat e kryeministrisë.

Të pyetur rreth kësaj përmase që mori protesta, opozitarët, Basha, Kryemadhi dhe bereshia, u shprehën se, sipas tyre, ky është një plan i Kryeministrit Rama duke theksuar se kordoni u ça nga vetë policët.

“E di fare mirë se kordoni policisë ka hapur radhët, policët rrinë duar kryq, nuk kemi asgjë me policët, po ka një skenarë të tillë, ka nisur para katër ditësh dhe ka vazhduar dje dhe sot. Ndërkohë që tani që protesta filloi në mënyrë paqësore, papritur hapet kordoni policorë kjo do të thotë që ka një plan për të përhapur dhunën dhe kjo është e papranueshme”, tha Basha.

Ndërkohë të njtën deklaratë ka bërë edhe ish kreu i PD-së, Berisha: Të qëndronte në zyrë aty e kishte vendin ai, jo t’ia mbathte me antimiting. Ai ja mbathi ndërkohë policisë i tha prishi demonstruesi, shikoi çfarë skenari organizon. Megjithatë edhe atje do ketë një dron nga ajri që do kërkojë arrestimin e Ramës simbolikisht. Fuqia e kësaj proteste është nukleare, a u ça kordoni apo e çau policia nuk e di sepse sipas informacioneve të mia e çau policia kordonin i provokon polica protestuesit. Këto do ti analizojmë më vonë.

Ndërkohë, kreu i LSI-së ka kërkuar që të ruhet qetësi, por ndërkohë që deklaron gjithashtu se çarja e rrethit të policisë ishte plan i Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0042731761932373