Në selinë e PD Lulzim Basha ka mbledhur deputetët për të diskutuar djegien e mandateve. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka një qëndrim lidhur me këtë. E nga ana tjetër sot në Komisinin e Ekonomisë merr pjesë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i cili ka parashtruar disa pyetje lidhur me koncensionet në infrastrukturë.
A do të thotë kjo që nuk ka një dakordësi mes PD dhe LSI-së për djegien e mandateve? Apo është vetëm Haxhinasto i cili nuk pajtohet me seknarin e djegies së mandateve nga ana e opozitës?
Këto pikëpyetje do të marrin përgjigje pas konsultimeve mes PD dhe LSI-së për propozimin ekstrem të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet.