INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita ''dogji'' mandatet, Rama: ''Akt i padëgjuar  në vendet me demokraci perëndimore''

Opozita ''dogji'' mandatet, Rama: ''Akt i padëgjuar në vendet me demokraci perëndimore''

Publikuar më: 19:15 21-02-2019

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të paralajmëruar për mediat disa orë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe djegies së mandateve të deputetëve, tha se ata kanë konsumuar një akt të paprecedentë në historinë e një shteti demokratik.

“Po synojnë përçarjen e zgjedhjeve duke nxitur urrejtjen, dhunën, rrëmujën, ndaj duhet të përpiqemi të reflektojmë sa më thellë. Duke nisur nga vetja secili, e secila prej nesh pastaj duke para rreth e rrotull, e përballë nesh që të kuptohemi sa më mirë. Opozita ka konsumuar një kat të panjohur të vendeve me zgjedhje, që nga demokracitë perëndimore, deri te regjimet hibride”, tha Rama.

Sipas tij ky është “një akt i paparë por jo krejt i pashpjegueshëm për ne këtu në Shqipëri”.

“Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë pas një koalicioni pas 8 viteve në opozitës, Herën e dytë në një palë zgjedhje në një qeveri të përbashkët me opozitën, ku i dhamë të gjithë portofolet që kërkoi. Plus kryetarin e KQZ dhe gjithçka tjetër kërkuan. Kishim një synim të vetëm, moskontestimi i rezultateve të zgjedhjeve nga humbësi dhe mospërbaltja e Shqipërisë. Herën e parë zgjedhjet nuk u kontestuan, faji iu la popullit që iu dha 1 milion shupalaka. Herën e dytë zgjedhjet u kontestuan por paqja zgjati sa ëndrra e një nate vere pasi në vjeshtë filloi avazi i përbaltjes së Shqipërisë që sot ka arritur një kulm të ri”, theksoi shefi i qeverisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762