Opozita e re parlamentare ka dhënë Po-në për diskutim ditën e enjten në Parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pasi një ditë më parë firmosi zhdekretimin e datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që të ketë 5 orë debat mbi çështjen e Presidentit. Nga opozita anëtarë të Konferencës së Kryetarëve është Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Enver Rroshi dhe Fatjona Dhimitri.
Ditën e djeshme Partia Socialiste nisi procedurat për shkakrimin e Presidentit. PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.