INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita e re kundër opozitës së vjetër: Nuk do ketë asnjë pazar pa votën tonë

Opozita e re kundër opozitës së vjetër: Nuk do ketë asnjë pazar pa votën tonë

Publikuar më: 11:26 19-09-2019

Opozita e re prej ditës së parë kur hyri në Parlament vetëm një druajtje ka pasur; një marrëveshje të mundshme mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Megjithatë, Ralf Gjoni deputeti i opozitës së re e ka të qartë se pa votën e tij dhe të kolegëve të tij në Parlament nuk mund të ketë një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Unë dua t'i them të gjithë shqiptarëve se ne si opozitë e vërtetë me të drejtë vote jemi të gatshëm t'i përgjigjemi thirrjes së Palmer për tryezën e Reformës Zgjedhore. Tryeza e parë do të zhvillohet me 25 shtator. Mazhoranca ka pranuar të marrë pjesë. Ne si opozitë i shtrijmë dorën asaj opozite që doli nga Kuvendi që të vijë të japë mendimin e saj për Reformën Zgjedhore. Ndaj të nderuar kolegë. Të nderuar shqiptarë. Ata atje në rrugë le të hidhen pupthi bashkë me ata në Parlament. Nuk do ketë asnjë pazar pa votën tonë. Jo një tryezë por 10 tryeza jemi të gatshëm të bëjmë. Unë iu garantoj, nëse nuk arrijmë të reformojmë sistemin zgjedhor nuk e shoh më të nevojshëm prezencën time këtu në parlament. Kjo është beteja ime e fundit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do na akuzojnë se jemi bërë palë me çunat problematikë", tha Gjoni sot në Parlament.

Sipas depututit reforma në drejtësi ende nuk ka filluar të zbatohet për shkak se pritet të ketë fillimisht një marrëveshje mes dy krerëve politikë.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207