INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita franceze paralajmëron veto për negociatat, 'Shqipëria e mbytur nga korrupsioni’

Opozita franceze paralajmëron veto për negociatat, 'Shqipëria e mbytur nga korrupsioni’

Publikuar më: 14:57 17-05-2019

Opozita franceze paralajmëron vendosjen e vetos për Shqipërinë sa i përket hapjes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez, deklaron se Shqiperia është një shtet i mbytur nga korrupsioni dhe partia e tij do të kundërshtojë deri edhe me veto çeljen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, ka thënë ai për një media franceze.

Një argument të dytë që përmendi kryetari i opozitës franceze kundër zgjerimit të BE-së është se, “Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”.

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859