INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita kërkon dorëheqjen, Rama në Berat: Sot kthesa ka nisur…

Opozita kërkon dorëheqjen, Rama në Berat: Sot kthesa ka nisur…

Publikuar më: 11:07 16-03-2019

Teksa protestuesit mblidhen para zyrës së tij me kërkesën për dorëheqje, Kryeministri Rama ndodhet në Berat, në turin e radhës, këtë herë me operatorët turistikë të qarkut. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama ka folur për shpëtimin e banesave karakteristike në këtë zonë të mbrojtur.

“Parafytyroni cfarë do kishin bërë fqinjët nëse do kishin Beratin dhe Gjirokastrën, më tregoni një rast të vetëm, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë po të doni, që ka pasur dhe luftë, që një pasuri e tillë të jetë lënë me vite të tëra si u la Berati dhe Gjirokastra. Më tregoni një rast të vetëm, e të gjesh njerëz të varfër, familje që jetojnë falë emigracionit të fëmijëve të tyre, nuk ekzistojnë, e kam thënë atëherë e sot e rithem. Sot ka filluar kthesa”-tha Rama, duke pranuar se situata nuk ka krahasim me atë që ishte 4 vite më pare”, tha Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036342144012451