INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita kërkon 'kokën’' e Zaev: Duam qeveri teknike, s’njohim referendumin

Publikuar më: 15:19 04-10-2018

Situata në Maqedoni vijon të jetë e trazuar pas dështimit të referendumit për ndryshimin e emrit ndërkohë që opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike.  Një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nuk do të takohej me kreun e opozitës,  VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e tij. Në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, u vendos që të mos njihet rezultati i referendumit dhe të kërkohet formimi i një qeverie teknike. Komiteti e shpalli referendumin të pasuksesshëm, duke konsideruar se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, ishte tregues i qartë i vullnetit të popullit maqedonas kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje.  Aleksandër Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, u shpreh se nëse Zaev ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, duhet që paraprakisht të plotësojë disa kushte. Sipas opozitës është e nevojshme që të respektohet menjëherë Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet duke formuar një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Partia opozitare kërkon dorëheqjet e Zoran Zaev, dhe të dy ministrave, atë të Punëve të brendshme dhe të Punës e Politikës Sociale, zgjedhjen e një kryeministri teknik dhe vendosjen  e dy anëtarëve të VMRO-DPMNE në krye të institucioneve ministrore. Nga ana tjetër partia në pushtet LSDM e ka vlerësuar  referendumin të suksesshëm dhe i ka bërë thirrje opozitës që të mbështet ndryshimet kushtetuese me qëllim zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. “Nëse kjo nuk është e mundur dhe VMRO-DPMNE vazhdon të pengojë të ardhmen e qytetarëve duke e shtyrë vendin në humnerë, atëherë nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilën qytetarët do të vendosin për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Kërkohet ‘’koka’’ e Zaev

Opozita duam qeveri teknike, s’njohim referendumin

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826