INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita kthehet në Kuvend pas 3 muajsh, nis me përplasje seanca e jashtëzakonshme

Opozita kthehet në Kuvend pas 3 muajsh, nis me përplasje seanca e jashtëzakonshme

Publikuar më: 18:36 22-05-2017

Pas 3 muajve bojkot dhe proteste në “çadrën e lirisë”, para kryeministrisë, Opozita është paraqitur ditën  e sotme në seancën plenare të jashtëzakonshme.

Seanca e thirrur nga kryeministri Edi Rama vjen pas akordit mes tij dhe kreut te Opozitës Lulzim Basha. Në seancën që sapo ka filluar, do të miratohen disa nga pikat kyçe të paktit dypalësh, Rama-Basha.

Ndër vendimet më të rëndësishme do të jenë miratimi i minstrave të rinj teknik, aprovimi i ligjit të vettingut etj. Në këtë mbledhje gjithashtu do të kalojnë edhe ligjet për ndryshimet në dy institucionet e pavarura si KQZ dhe Avokati i Popullit.

Ndërkohë bëhet e ditur se seanca do të vonohet, pasi orari zyrtar i thirrur nga kreu i kuvendit Ilir Meta është tejkaluar, për shkak të vonimit të punimeve në komisionet parlamentare.

Mësohet se edhe kryeministri Edi Rama është vonuar në këtë seancë, arsyeja e kësaj vonese sipas Ramës ishte për shkak të çështjeve proceduriale dhe se nuk dëshironte që të lintë të rinjtë e Fressh në shi për shkak të kushteve atmosferike.

Pas nisjes së seancës, çështja nëse Vettingu do të votohet në fillim apo në fund të rendit të ditës, është kthyer në mollë sherri.

Ka qenë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi që ka kërkuar votimin e Vettingut në fund të seancës por është kundërshtuar nga Gramoz Ruçi i cili ka thënë se seanca duhet të nisë “aty ku e lamë”.

Ndërhyrja e kreut të Kuvendit, ka shkaktuar të qeshura në sallë teksa ka thënë “mora dakortësinë e Berishës. Sa të jem unë këti...pastaj bëni çfarë të doni”. Kështu Vettingu është lënë të votohet në fund të seancës.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168