Lulzim Basha ndryshon qëndrim për votimin e vetingut.
Sipas kreut të PD-së do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.
“Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun”- deklaroi sot Basha.
Opozita mungoi sot gjatë zhvillimit të seancës parlamentare duke deklaruar se debatin e tyre do ta zhvillojnë nga çadra e protestës.