INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita ndryshon strategji, ja si do të jetë protesta e sotme

Opozita ndryshon strategji, ja si do të jetë protesta e sotme

Publikuar më: 14:47 13-05-2019

Brenda tre ditësh Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestojnë për herë të dytë. Përplasjet në protestën e së shtunës bën që Basha të thërras dhe të vendos me urgjencë mbajtjen e protestës së sotme, që nis në orën 18:30.

“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standardet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruhet në spotin e publikuar nga Lulzim Basha.
Ndryshe nga tubimi i së shtunës, mësohet se protesta e sotme do të jetë në formë marshimi. Ky është ndryshim strategjie nga ana e PD-së pasi 4 protestat kombëtare të zhvilluara deri më tani kanë qenë të vendosura para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar unifrmave blu që të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.
“Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për të cilat PD ka kryer kallëzim penal”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Protesta e së shtunës u karakterizua nga përplasje dhe akte të dhunshme. Ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit u hodhën bomba molotov, ndrësa si kundërpërgjigje policia reagoi me gazlotësjellës dhe ujë.
Opozita proteston për ndëshkimin e krimit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Basha dhe aleatët e tij akuzojnë kryeministrin Rama për blerje votash. Për këtë shkak opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeveri tranzitore në do të administrojë zgjedhjet.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316