INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita në ‘’kërkim’’ të Lindita Nikollës! Po ministria në aktivitet me Ramën i tha jo kërkesave të profesorëve...

Opozita në ‘’kërkim’’ të Lindita Nikollës! Po ministria në aktivitet me Ramën i tha jo kërkesave të profesorëve...

Publikuar më: 12:14 14-02-2018

Mungesa e Ministres të Arsimit, Lindita Nikolla në Komisionin e Arsimit ka përplasur të djathtët me të majtët. Opozita e kishte thirrur në lidhje me problemet e ligjit të arsimit të lartë, por ajo sipas Kryetares së Komisionit, Vokshi ka shmangur seancën duke dërguar zv/ministrin, Ervin Demon.
“Ministrja për të disatën herë po tallet me Kuvendin, duke shmangur përgjigjet për çështjen kryesore përse ka shkelur ligjin për arsimin e lartë, duke mos nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Për shkak të shpërdorimit të detyrës nga Ministrja Nikolla pedagogët mbetën pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studentëve, jo se qeveria u bë pjesë e zgjidhjes,” tha Vokshi.
“Ju po na drejtoheni me përçmim, me ton të lartë, nuk është mirë se jeni edhe zonjë”, iu kthye socialisti Musa Ulqini.
Po Nikolla pas pak u shfaq përkrah kryeministrit Rama në një mbledhje të senatit të Universitetit, ku dhe reagoi, pas masave që kanë marrë profesorët e Universitetit të Tiranës që kërkojnë dialog me qeverinë dhe shkarkim të bordit të administrimit në të kundërt kanë lajmëruar se do hynë në grevë. Ajo tha se nuk pajtohet me kërkesat e tyre.

Edhe kryeministri Rama ka qënë dakort me Nikollën duke shtuar se reformat dhe ligji i arsimit të lartë jo vetëm që s’do ndryshojnë po do të ecin para dhe do të përmirësohen. Madje ai ishte më i ashpër kur i’u tha se pagat t’i menaxhojnë vetë universitetet se ligji i ri u jep autonomi të plotë.

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084