INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita nuk lajmëron protestë por sërish Parlamenti blindohet

Opozita nuk lajmëron protestë por sërish Parlamenti blindohet

Publikuar më: 09:15 13-03-2019

Opozita këtë të mërkurë nuk ka lajmëruar protestë. Madje, sot është njoftuar që kryedemokrati Lulzim Basha është në Dibër, për t’i ftuar qytetarët për protestën e 16 marsit. 

Edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar mbi rendin e ditës.
Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020830631256104