Opozita e bashkuar do të protestojë sot në orën 19.00 para Kryeministrisë. Mësohet se mbi 1000 forca janë në gatishmëri për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Por, ndërkohë që protestuesit kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Rama, ky i fundit nuk do të jetë në Tiranë.
Rama sot do të jetë në Lezhë. Vetë ai ka njoftuar se në orën 18:00 do të jetë në Lezhë në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie, Pjerin Ndreut.
“Sot në 18.00 fushata e 30 qershorit vazhdon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë dhe hapjen e një kapitulli të zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shprehet Rama në Twitter.