INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Opozita pranon ftesën e qeverisë por me një kusht...[VIDEO]

Publikuar më: 12:04 03-03-2017

Ka mjaftuar vëtëm një orë që Lulzim Basha ti kthejë përgjigje ftesës së dy krerëve të koalicionit të majtë, për një tryezë dialogu e cila do ti jepte fund ngërçit politik. Pas takimit me aleatët, opozita del me një qëndrim të unisuar në të cilën kushti i vëtëm është qeveria teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kauzë për të cilën demokratët po protestojnë pre 14 ditësh në boulevard përballë godinës së qeverisë.
Deklaratë e koalicionit:
“Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike”.
Demokratët thonë se 4 do të jenë “detyrat” e qeverisë teknike, e cila duhet të dalë nga tryeza e dialogut politik në vend.
Deklaratë e koalicionit:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167