INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita prezanton platformën me katër pika. 'Vetting dhe në politikë, zero tolerancë për krimin'

Opozita prezanton platformën me katër pika. 'Vetting dhe në politikë, zero tolerancë për krimin'

Publikuar më: 10:47 06-09-2018

Opozita siç edhe ishte lajmëruar me parë ka zhvilluar takimin në qytetin e Elbasanit.

Gjatë takimit kreu i selisë blu, Lulzim Basha ka publikuar dhe 4 pikat e platformës, të cilat sipas tij do eliminojnë krimin nga shteti.

"Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në radhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.

Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën

• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin

• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale

• pastron nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.

Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.

Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanë të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanë që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar" u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219