Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës Kombëtare më qëllimin e rrëzimit të qeverisë.
Protesta është parashikuar të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Ndërsa mësohet se do të jenë prezente edhe forca të shumta të policisë.
Por teksa opozita do të zhvilloje protestën para godinës së Kryeministrisë mësohet se kreu i qeverisë Rama nuk do të jetë në Tiranë, por është nisur jashtë shtetit për një vizite tjetër zyrtare.
Kjo është protesta e tretë e opozitës para Kryeministrisë, ndërsa Rama në asnjërën prej tyre nuk ka qenë në zyrë.