INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita proteston nesër, Kuvendi rrethohet me gardh HEKURI

Opozita proteston nesër, Kuvendi rrethohet me gardh HEKURI

Publikuar më: 14:43 20-03-2019

Siç edhe ka paralajmëruar, nesër pritet që opozita të protestojë sërish para parlamentit ku dhe do të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Protesta është parashikuar të nisë nesër rreth orës 09:30 përpara Kuvendit.

Ndërkohë policia ka nisur të marrë masat për të forcuar gardhin rrethues të Kuvendit. 
Këtë herë është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton, ndërkohë pritet që një numër i madh efektivësh policie të jenë më gatishmëri.

Gardhi është vendosur nga hyrja e parlamentit deri tek kalaja e Tiranës

Kujtojmë se në 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391