INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita reagon ''ashpër'' ndaj zbulimit të identitetit të familjarëve: ‘’Hiqni videon, të shkarkohet Spiropali, shoqëria të reagojë’’

Opozita reagon ''ashpër'' ndaj zbulimit të identitetit të familjarëve: ‘’Hiqni videon, të shkarkohet Spiropali, shoqëria të reagojë’’

Publikuar më: 21:14 08-02-2019

Të menjëhershme dhe të shumta kanë qenë akuzat nga opozita e vendit në drejtim të Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës për videon e publikuar në “ER-TV”.

Nga Partia Demokratike ka qenë fillimisht zëdhënësja e selisë, Ina Zhupa që ka reaguar duke e cilësuar vizitën e Spiropalit si “kriminale”.

Më pas ka qenë Albana Vokshi ajo që ka kërkuar shkarkimin e Elisa Spiropalit dhe ultimatum për heqjen e videos brenda 1 ore pasi në të kundërt AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.

Gjithashtu reagim ka pasur edhe nga LSI-së, ku deputetja Klajda Gjosha e cila e ka quajtur videon një shkelje flagrante të ligjit “për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.

Ajo nxit shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë.

Më poshtë reagimet e tyre:

ina_zhupa.jpg

Vokshi-fb-1.png

klajda_gjsoh.png

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127