INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita s’ndalet me protestat, ja kur do të jetë e rradhës

Opozita s’ndalet me protestat, ja kur do të jetë e rradhës

Publikuar më: 21:27 23-03-2019

Në datë 13 Prill opozita shqiptare njofton se do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Por ndryshe nga herët e tjera nuk do të jetë paradite, por pasdite në orën 18:00 duke mos përjashtuar skenarin se mund të qëndrojnë gjatë gjithë natës para selisë së qeverisë. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve (drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe).

Kolegji ka vendosur që përpos përgatitjeve për protestën e madhe në 13 Prill përpara selisë së qeverisë, do të vijohet me strategjinë, që për cdo të enjte do të ketë tubim përpara parlamentit teksa zhvillohet seanca plenare.

Nga data 16 shkurt e këtij viti, opozita ka zhvilluar gjashtë protesta deri tani, dy përpara Kryeministrisë dhe katër përpara godinës së parlamentit gjatë seancave plenare.

Disa nga protestat kanë eskaluar në dhunë duke sjellë arrestimin e disa simpatizantëve të Partisë Demokratike, ndërsa në procedim në gjendje të lirë për dy protestat e fundit është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Opozita vijon kështu skenarin për të larguar qeverinë me protesta, ndërsa Rama deklaroi sot se do të vijojë normalisht punën dhe u ofroi si mundësi për zgjedhje të parakohshme vetëm nëse do të fitojnë një bashki më shumë se PS-ja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku PD-ja pak ditë më parë hodhi hapin e parë drejt bojkotit.

Burimi: Shqiptarja.com

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225