INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita sërish në protestë. As këtë të enjte Parlamenti nuk do ketë qetësi

Opozita sërish në protestë. As këtë të enjte Parlamenti nuk do ketë qetësi

Publikuar më: 10:41 19-03-2019

Një reagim i ish-deputetit Gent Strazimiri për ministrin Lleshaj ka zbuluar edhe planin e PD-së për të zhvilluar protestën e radhës.

Dje kryedemokrati Lulzim Basha tha se, protestat do të vijojnë dhe të do të jenë më të forta se të ato të zhvilluara deri më tani.
Protesta e radhës është të enjten kur mazhoranca do të mblidhet për seancë parlamentare.
“Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit... Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote...”, shkroi ish-deputeti demokrat.
Kujtojmë që protesta e 16 marsit u tensionua pikërisht tek parlamenti, ku demostruesit tentuan të hyjnë në institucion.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271