INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita vendos datën e protestës së radhës, Basha fton shqiptarët: ‘’Nuk ndalemi’’

Opozita vendos datën e protestës së radhës, Basha fton shqiptarët: ‘’Nuk ndalemi’’

Publikuar më: 18:43 03-07-2019

Opozita ka vendosur që protesta e radhës kombëtare do të zhvillohet të hënën në datën 8 korrik duke bërë ftesë në pjesmarrje massive. Edhe pas procesit zgjedhor të 30 qershorit opzoita duket e vendosur për të mos pranuar rezultatin.

Kryedemokrati Lulzim Basha më herët iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen protestës së dhjetë kombëtare.

Në një prononcim pas takimeve të shumta që zhvilloi pasditen e sotme në selinë e PD, Basha falënderoi shqiptarët që refuzuan diktaturën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi vendosmërinë për të vijuar betejën.

“Dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës më 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bij nënash shqiptare të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00, 8 të mbrëmjes në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njeri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për kushtetutën, për lirinë për fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane.

Të gjithë bashkë ditën e hënë, në orën 20:00 në Tiranë”, deklaroi kreu i PD.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895