INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Opozita zgjeron protestën. “Kuvendet qytetare” në mbarë vendin [Video]

Publikuar më: 18:42 08-03-2017

Zgjati rreth një orë kjo drekë pune mes Donald Lu dhe Lulzim Bashës. Edhe pse u duk se takimi mes tyre do të kishte ndikim në qëndrimin e opozitës, nga tryeza e koalicionit opozita ka dalë me një tjetër vendim. Pas 18 ditësh në bulevardin e kryeqytetit opozita vendos që të ngre cadra në të gjithë vendin.
Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për opozitën ka vetëm një zgjidhje të situatës aktuale.
Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Burime pranë kryedemokratit bëjnë të ditur se Basha ka patur komunikim të vazhdueshëm me Donald Lu përgjatë gjithë protestës së opozitës. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë sinjal për një konsensus mes palëve.

Article Logic
Execution time: 0.0018420219421387