INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozitarët kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

Opozitarët kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

Publikuar më: 16:03 01-12-2017

Dita e sotme ka pasur një seri zhvillimesh përsa i përket situatave të përmbytjeve.

Qarqet më problematike në vend janë ato të Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Gjirokastrës.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme masive si prishjen e infrastrukturës rrugore në akse të ndryshme, përmbytjen e banesave dhe si pasojë është një numër i konsiderueshëm qytetarësh të cilët janë gjendur në situata rreziku.

Shtabi i emergjencave dhe Forcat e Armatosura kanë dhënë kontributin e tyre të konsideruar primarë në marrjen e masave për të evidentuar problematikat e ndryshme.

Krahas këtyre zhvillimeve opozita ka kërkuar që të shpallet gjëndja e jashtëzakonshme.

Petrit Vasili, Sali Berisha dhe Lulzim Basha tre nga figurat më kryesore të opozitës kanë deklaruar se gjendja në vendin tonë është në një situatë shumë të rëndë dhe e vetmja zgjidhje për krahun opozitar drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë është shpallja e menjëhershme e gjendjes së jashtëzakonshme

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664