Dikur ai ka rënë pre e kamerës së së fshehur dhe ka treguar se është tip sportiv edhe në situata të tilla.
Por Lorik Cana është filmuar pa mendje edhe në shtëpi. Ish kapiteni i Kombëtares ka qenë duke folur në telefonon ndërkohë që merrej edhe me lojërat e djalit dhe është filmuar fshehurazi, me siguri nga bashkëshortja. Një moment shumë i sinqertë ky për Canën i cili nuk ka ngurruar ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.