Instagram është rrjeti social që sfidon seriozisht të gjitha rrjetet e tjera sociale si SnapChat, Facebook, Tëitter e me radhë. Edhe pse jo shumë i “vjetër” krahasuar me Facebook, Instagram numëron më shumë se 300 milionë poërdorues aktivë në të gjithë botën.
Dhe 300 milionë përdorues duhet mbajtur sa më pranë dhe kështu Instagram ka sjellë edhe një përditësim të fundit, i cili pritet të ketë sukses.
Instagram ka lançuar opsionin e fundit që po u pëlqen të gjithëve. Bëhet fjalë për opsionin e pyetjeve në instastory. Është e ngjashme me “poll-in” dhe pyetjet me “slider”. E vetmja gjë që duhet të bëni është të zgjidhni një “sticker” e cila ju lejon të shkruani diçka, ta vendosni kudo që dëshironi në historinë tuaj dhe më pas inkurajon miqtë që të përgjigjen. Pra, për shembull, mund të shkruanit diçka të tillë, "Unë jam aq i mërzitur. Më pyet diçka dhe unë do të përgjigjem!" Atëherë do të ketë një hapësirë në afishe për mikun tuaj për të shkruar një përgjigje, e cila, në mënyrë ideale, do të ishte një pyetje për ju për t'u përgjigjur. Ata mund të përgjigjen sa herë që duan, që do të thotë se ata mund të bëjnë çdolloj pyetje që duan.