INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Optimistë dhe me shumë fat; çfarë kanë të veçantë bebet e lindura në maj

Optimistë dhe me shumë fat; çfarë kanë të veçantë bebet e lindura në maj

Publikuar më: 19:17 04-05-2019

Nëse i besoni parashikimit të yjeve, atëherë duhet të bini dakord se njerëzit e lindur në maj janë të zgjuar, ambiciozë dhe të besueshëm. Ditëlindjet këtë muaj janë të veçanta dhe më poshtë Living do të listojë të gjitha karakteristikat e tyre.

Shenja astrologjie: Dem ose Binjakë

Ditëlindjet e 20 ditëve të para të majit i përkasin shenjës së Demit. Ata njihen si të zgjuar, ambiciozë dhe të besueshëm. Prej 21 majit, shenja e zodiakut është Binjakët dhe për ta thuhet se janë pasionantë dhe energjikë. Lexoni më shumë në këtë link rreth Demit e në këtë link për karakteristikat e binjakëve

Lulja e tyre është zambaku

Ky lloj zambaku, i njohur edhe si zambaku i majit, simbolizon një mori karakteristikash të mira: përulësi, dëlirësi, ëmbëlsi, pastërti dhe fat në dashuri. Kjo lule përfaqëson dashuri dhe mbrojtje, kështu që bebet e majit janë të bekuara me dashuri në jetën e tyre.

Guri i tyre është është smeraldo

Smeraldi, i cili ka një ngjyrë të gjelbër që mishëron pranverën, simbolizon rilindjen e pranverës.
Ata janë optimistë, por janë të rrezikuar të preken nga depresioni. POR hulumtimet nga Universiteti i Kolumbisë tregojnë se njerëzit e lindur në maj kanë një rrezik më të ulët për sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike, respiratore dhe riprodhuese - një arsye tjetër për të qenë optimistë.

Disa studime thonë se foshnjat me peshën më të ulët të lindjes vijnë në jetë në maj , për shkak të nivelit të ulët të vitaminës D që nëna shtatzënë ka marrë gjatë dimrit.

Një studim i realizuar në Britaninë e Madhe tregoi se maji është muaji më fatsjellës dhe tetori është më i pafati.

Studimet tregojnë se foshnjet e lindura në pranverë dhe verë janë “bufa nate” dhe janë më produktivë gjatë kësaj periudhe!

Të kundërtat tërheqin:

Demi shkon me Bricjapin dhe Peshqit, ndërkohë që Binjakët shkojnë me Ujorin./ LIVING.AL

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215