Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester dhe u sigurua ta bënte në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai i befasoi të gjithë kur u shfaq në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, me një orë Franck Muller Geneve me vlerë 2.1 milionë euro. Por nëse menduat se nuk do shihnit orë më të shtrenjtë, gaboheni pasi Floyd ‘Money’ Mayweather e mposht 9 herë portugezin me orën e tij.
Bëhet fjalë për orën miliardere të Jakob and Co që kushton 18 milionë euro dhe boksieri amerikan e mban në dorë.