INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ora e Ronaldos vlen sa një avion privat! Ja kush janë detajet që e bëjnë atë aq të kushtueshme

Ora e Ronaldos vlen sa një avion privat! Ja kush janë detajet që e bëjnë atë aq të kushtueshme

Publikuar më: 14:02 23-10-2018

Kristiano Ronaldo është lojtari që ka dominuar këtë dekadë në futboll dhe flitet si një nga më të mirët e të gjithë kohërave. Ai padyshim ka punuar fort dhe kontratat, sponsorët biliona dollarëshe nuk kanë munguar në karierën e tij, gjë që i lejon dhe një jetë luksi.

Në konferencën e djeshme për shtyp para mediave Ronaldo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku nuk mund t’i shpëtonte temës së përdhunimit dhe rikthimit të tij në Old Trafford.

Gjithashtu ajo që ra shumë në sy ishte dhe ora e tij, që kishte në dorë. Nga kërkimet e bëra doli se ajo është një orë e markës Jacob and Co, e gamës Kaviar Torubilon dhe e përbërë nga plot 442 diamante të bardhë dhe të kuq , e cila kushton rreth 2 milionë euro.

Me kaq para, secili prej nesh mund të plotësonte dhe fantazitë e tij më të çmendura dhe padyshim përveç kënaqësisë që na jep në dorë, një ide e mirë do ishte ta shisnim, për t’i shpenzuar paratë pas gjërave që ne duam.

ora_ronalods.jpg_1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494