INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ora e së ardhmes, e projektuar për t’i shërbyer 500 brezave[FOTO]

Ora e së ardhmes, e projektuar për t’i shërbyer 500 brezave[FOTO]

Publikuar më: 09:57 28-02-2018

Në malet e Teksasit kanë filluar gërmimet për të vendosur një orë gjigande, rreth 60 metra të lartë, e cila do të shërbejë për të matur kohën në sekonda, minuta e orë për shumë vite.

Amerikani, Danny Hills, projektuesi i këtij projekti, në vitin 1999 ka realizuar një prototip të këtij projekti, që sot ekspozohet në Muzeun e Shkencave në Londër, por kjo orë është tre metra e lartë dhe projekti përfundimtar do të jetë 20 herë më i madh sa prototipi.

Ky projekt është ora 10.000 vjeçare, që është projektuar të jetojë për 500 breza. “The Long Now”, fondacioni që ka mbështetur këtë ide që në zanafillë, njoftoi javën e kaluar se ka filluar gërmimet në një zonë të izoluar në perëndim të Teksasit. Edhe pse do të duhen shumë kohë të përfundojë. Një mbështetje e fortë financiare e Danny Hills ka qenë, drejtori i “Amazon”, Jeff Bezos raporton Revistaclass.al

Teknikisht, nevojiten materiale shumë të qëndrueshme. Pritet të përdoret një përzierje me pjesë të përbëra nga guri dhe çelik i paoksidueshëm. Mekanizmi do të jetë shumë i ngadaltë dhe për pasojë shumë ingranazhe do të qëndrojnë në kontakt me njëra-tjetrën pa lëvizur për dhjetëra vite.

Në përgjithësi, e gjithë struktura është ideuar për të qenë e aksesueshme dhe e dukshme. Kalimi i vizitorëve do të mundësojë gjithashtu, në rastin më të keq, që të riparohen mosfunksionime të mundshme.

DRTH_45.PNG

drth_yw45.PNG

stgh_sw5.PNG

xdthw4_5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0021531581878662