INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ora Special Edition e Hublot për Kombëtaren Shqiptare me kërkesë të Gashit [FOTO]

Ora Special Edition e Hublot për Kombëtaren Shqiptare me kërkesë të Gashit [FOTO]

Publikuar më: 12:48 29-05-2016

Shkëlzen Gashi është një ndër futbollistët më të talentuar dhe më të rëndësishëm të kombëtares sonë përfaqësuese. Gashi, aktivizohet në rradhët e ekipit të ligës amerikane, Colorado Rapids, ku me të arrirë në tokën e premtuar, me paraqitjet e tij u kthye në idhull të tifozerisë. Falë cilësive dhe background-it të tij të pasur, duke u shpallur 2 herë lojtari më i mirë në Zvicër me Basel, futbollisti 27 vjeçar, ka një pagë të majme prej 1.575 mln $. Aktualisht Gashi ndodhet në grumbullim me kombëtaren Shqiptare, në prag të Kampionatit Europian, në vigjilje të të cilit do zhvillojë një miqësore ditën e sotme me Katarin. Ndryshe nga të tjerët, Shkëlzeni arriti në Austri me avionin e tij privat. Mirëpo kur vjen puna për jetë luksoze, mesa duket Gashi nuk kursehet. Dashurinë e tij Shqipërinë na e ke treguar më para, kur refuzoi Zvicrën dhe pranoi Shqipërinë, ndërkohë që tashmë e vërteton më shumë atë, teksa ai i ka kërkuar një prej firmave më të mëdha dhe më të shtrenjta të orave, “Hublot”, që të prodhojë një version ekskluziv me flamurin shqiptar. Ora është shumë e bukur, por flamuri ynë e zbukuron edhe më shumë atë.

 

Hublot - Special Edition - Team Albania Euro 2016 - SG Nr.11??#Gashi #SG11 ?⚫️ @s_gashi

A photo posted by Shkelzen Gashi (@s_gashi) on

Suksese Gashit, urojmë të na përfaqësojë sa më denjësisht në Francë.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881