INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ora verore edhe sot! Nga nesër nata shumë e gjatë…

Ora verore edhe sot! Nga nesër nata shumë e gjatë…

Publikuar më: 11:01 27-10-2018

Kjo është dita e fundit orës verore për këtë vit. Nga mesnata ora do të ndryshojë. Akrepat do shtyhen 60 minuta pas. Pra do çohemi më herët nga gjumi. Akrepat do lëvizin duke nisur nga ora 3 e së dielës. 

Ky fenomen ndodh dy herë në vit, në javën e fundit të Tetorit dhe njihet si ora dimërore dhe të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para e quhet ora verore.
Po ndoshta kjo mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet, pasi pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mos ndryshimin e orës.
Nëse miratohet që ora të mos ndryshojë, vendimi do të hyjë në fuqi në Tetor të vitit 2019. Ekspertët që kanë këshilluar europarlamentarët kanë thënë se ora dimërore ndikon negativisht në shëndetin mendor të njerëzve dhe ka më shumë shpenzime në lidhje më energjinë. Një ditë më e shkurtër bën që dritat dhe pajisjet ngrohëse të përdoren më shumë në dimër.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266