Mbrëmjen e së shtunës, Marina Vjollca ia dedikoi motrën së saj të madhe Lira me të cilën doli për të darkuar dhe sigurisht që nuk mund të mos publikonte një foto në Instagram. E kjo foto u bë “sebepi” i një bisede mes motrave Vjollca në Instagram dhe nuk mund të mungonte shakaja.
“Jam unë e preferuara e lalit tani”, zgjodhi Marina të shkruante përkrah fotos, duke thumbuar indirekt motrën e saj Luana. Por edhe kjo e fundit nuk ja ka lënë mangut.
-Do ju rraf me shpulla
-Ske faj, të kuptoj kur sje më e preferuara
-Do të të bëj block
-Bëja Lirës rrush, jo mua. Unë s’të kam bërë gjë.
Por Luana nuk qëndroi duarkryq dhe siç duket i ka shkruar motrës së madhe në grupin që ato kanë duke i thënë se e tradhtoi shumë shpejt, por ajo i tha që Luana është e preferuara e saj. Këtë bisedë moderatorja bukuroshe e publikoi në Instagram ku shihet se “Minushit” që është Marina, i ka djegur pak dhe Luana duket e lumtur në fund duke i thënë motrës së madhe që e do shumë.