INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orë Historie në Fashion: Gratë viktoriane dhe ritualet e çmendura të bukurisë!

Orë Historie në Fashion: Gratë viktoriane dhe ritualet e çmendura të bukurisë!

Publikuar më: 17:42 17-06-2018

Njerëzit e asaj kohe e pëlqenin tualetin po aq sa ne, por produktet dhe metodat e tyre ishin pakëz ndryshe, dhe me pakëz nënkuptojmë helmuese.

Viktorianët kishin dy look-e kryesore të cilat preferonin dhe që janë të ngjashme me ato të ditëve të sotme: tualeti i plotë, i cili ishte për gratë e kastës së lartë dhe i bënte të dukeshin si të pikturuara dhe tualeti i lehtë për gratë e thjeshta.

Pikërisht ky tualet i lehtë është ai i rrezikshmi, sepse kjo pamje kishte qëllim kryesor mbajtjen e freskët dhe të pastër të fytyrës.

Për të përmbushur qëllimin e tyre ata përdornin një kimikat të quajtur Taraxacum, i cili është një version shumë i vjetër i një peel-eri fytyre në formë kimikati.

Kishte praktika të tjera të çuditshme dhe të rrezikshme, si për shembull: përdorimi i merkurit për një trajtim nate për sytë, shtrydhje e lëngut të limonit në sy, dhënie e formës së vetullave me zift dhe përdorimi i blozës si rimel.

Sot e kësaj dite, me këto kombinime mund edhe të ishe zhytur në një pirg mbetjesh. Në një pirg mbetjesh të një fabrikeje.

Gjithsesi, kush jemi ne për t’i gjykuar? Me shumë siguri edhe metodat që ne përdorim sot do të duken të pakuptueshme në të ardhmen. Rëndësi ka të mësojmë nga gabimet tona.

Kjo domethënë, mos i provoni kurrë metodat viktoriane.

Article Logic
Execution time: 0.0043790340423584