INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orët e fundit për dialog, Basha akuzon evropianët nga çadra dhe sulmon mediat

Orët e fundit për dialog, Basha akuzon evropianët nga çadra dhe sulmon mediat

Publikuar më: 11:53 07-05-2017

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka folur me tone të ashpra nga çadra e protestës. Basha tha se droga në vend nuk është asgjësuar, por ruhet nga vetë shteti për t’u shitur. Duke hedhur akuza të ashpra ndaj disa zyrtarëve të BE në vendin tonë, kryedemokrati tha se nuk e shohin drogën, por ulen në lokle me kriminelë.

Teksa u shpreh se këta nuk përfaqësojnë Europën e vërtetë, Basha tha se qytetarët shqiptarë duan Europën e lirisë, e të drejtave dhe të ligjit.

“A mund të ketë demokraci pa themelin e demokracinë që është vota e lirë. sot për fa të keq po përvijohen dy Europa. Europa që ne duam, e lirisë, e barazisë, e të drejtës dhe ligjin, e konkurrencës së ndershme. Për fat të keq, kemi parë edhe një faqe të shëmtuar që kurrsesi s’mund të përfaqësojë Europën e vërtetë. E kam fjalë për ata që nuk e shohin drogën, edhe po u rritet përballë ballkoneve të tyre të vilave luksoze. Ata jo vetëm që i shërbejnëi qeverisë, por e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati tha se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, nëse ato sipas tij nuk i garanton qeveria teknike.

Sakaq, ai hpdhir akuza mbi KQZ-në, e cila sipas tij është bërë mburojë e pa ligjshmërisë. Sipas tij, KQZ ka refuzuar t’i vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.

“Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje. Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë. KQZ ka marre sot fund për ne si entitet i ligjshëm”, tha Basha.

Kreu i PD¬së përsëriti dhe njëherë se rruga e vetme është qeveria teknike, si kusht për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike. Ajo do nisë me largimin e kriminelëve nga institucionet, do vazhdojë me luftën kundër drogës, do garantojë kushtet që shqiptarët të votojnë si qytetarë europianë, do garantojë barazinë në garë dhe transparencën. Këto janë kushtet, jo të miat, as të PD¬së. Asgjë nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj për veten time, as për partinë time, as për koalicionin politik. Nëse ka diçka që ne mund të ofrojmë, do ta jap që në minutën e parë. Por një gjë nuk e jap, kjo është garancia totale që çdo shqiptar, i djathtë apo i majtë, të ketë të drejtën të votojë i lirë, i pakërcënuar, i pashitur dhe i pablerë. Për këtë jemi ngritur në këtë betejë. Nga kjo varet fati i shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Në fjalën e tij para protesteusve, Basha sulmoi ashpër mediat, që sipas tij, janë të kapura dhe i shërbejnë regjimit.

Sipas tij, një pjesë e mediave janë pjesë e komplotit ekonomik, ndaj dhe iu bëri thirrje qytetarëve t’i braktisin ekranet dhe gazetat e turpit.

“Rama bën tallava në Facebook dhe mediat merren me të. Po si nuk keni turp! Ju duhet t’iu shërbeni qytetarëve me ekranet tuaja. Turpi ju mbuloftë, vetëm axhendën e qytetarëve nuk keni. Qytetarë braktisini ekranet dhe gazetat e turpit. Janë pjesë e komplotit ekonomik. Rrinë aty dhe marrin kockat që ju hedh Edi Rama”, tha Basha

Article Logic
Execution time: 0.003180980682373