Java e dytë e qershori ka nisur me një mot të qëndrueshëm dhe me diell. E në pjesën më të madhe të ditës këto kushte të motit nuk do të ndryshojnë. Vetëm në zona shumë të kufizuara mund të ketë rreshje në formë shtrëngate me rrufe.
Pritet që temperaturat të jenë të larta dhe në vendet e ulëta do të shkojnë në 35 gradë.
Detajet nga moti:
Sot në përgjithësi, nuk priten reshje. Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre dhe bëhet fjalë për orët e pasdites.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 20/32 °C
-në vendet e ulëta: 19/35 °C
-në vendet malore: 14/28 °C
ERA
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.