INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orët vendimtare për koalicionin PS – LSI. Ç’po kurdiset?

Orët vendimtare për koalicionin PS – LSI. Ç’po kurdiset?

Publikuar më: 09:29 03-04-2017

Negociatat për një koalicion të mundshëm mes PS dhe LSI janë thuajse drejt fundit. Darka që një natë më parë zgjati rreth tre orë mes Ramës dhe Metës e që ende nuk është raportuar ndonjë lajm zyratar I ka lënë shteg qarkullimit të lajmeve me burime apo dhe konspirative.
Po çfarë thuhet? Flite që marrëveshja është arritur, njëheresh ka dhe lajme të tilla që ajo do tu bëhet më parë me dije antarëve të partive nëpër mbedhje të ndara e më pas do të flite për media. LSI ka vendosur që të mbledhë kryesinë dhe më pas mund të dalë me një vendim.
Edhe pse jo zyrtare flite se Edi Rama, Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë ndërprerë çdo komunikim, duke mbyllur telefonat e tyre menjëherë pas mesnate kur dolën nga restoranti i peshkut te “Pazari i Ri”. Madje kjo gjë vazhdon edhe mëngjesin e sotëm në këto momente.
Telefoni i vetëm që nuk është fikur për asnjë moment është ai i Erion Veliajt, i cili ishte personi i katërt në tavolinë. Thuhet se Veliaj i është përgjigjur pa komplekse sms-ve nga persona të interesuar për çfarë u arrit në atë darkë, por ai vetëm ka shkruar: “E rëndësishme është, se darka shkoi shumë mirë!”
Darka Rama-Meta erdhi pas Asamblesë së PS ku u bë një thirrje për LSI. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në për vazhdimin e reformave.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667