INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Organizata e Ushqimit, Shqipëria pas tre dekadash do të ''vuajë’’ nga uria

Organizata e Ushqimit, Shqipëria pas tre dekadash do të ''vuajë’’ nga uria

Publikuar më: 09:38 19-03-2018

Organizata Botërore e Ushqimit, ka bërë një analizë në lidhje me furnizimin me ushqime të vendeve të ndryshme të botës dhe ka përllogaritur se në 2050 do të vuajmë nga uria. Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime dhe jemi shumë afër nivelit alarmant. Në të njëtat nivele me ne, janë pjesa më e madhe e vendeve afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezikohet shumë, kurse Ballkani po.

Ekspertë thonë se situata do jetë e tillë dhe për shkak të ngrohjes globale, e cila ndikon në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.
Sipas raportit afro 12 ushqime janë në rrezik zhdukjeje. Ato janë: kafeja, avokado, çokollata, veza, vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri dhe soja.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992