INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orges Shehi: Në kombëtare nuk ka hatërmbetje

Orges Shehi: Në kombëtare nuk ka hatërmbetje

Publikuar më: 18:14 20-06-2016

Krahas Burim Kukelit, në konferencë për shtyp ditën e sotme nga Franca, ishte edhe portieri i dytë i kombëtares, Orges Shehi. Ai së bashku me portierin tjetër Alban Hoxha dhe mbrojtësin Naser Aliji nuk kanë luajtur asnjë minutë në Europian por pavarësisht kësaj, Shehi thotë që është i vetëdijëshëm se portierët gjithmonë e kanë më të vështirë

“Ne jemi pjesë e kësaj skuadre dhe jemi shumë krenar që jemi në këtë event madhor. Në fushë zbresin 11 lojtarë dhe nuk pritet të luajnë të gjithë, ndërsa roli i portierit është akoma më specifik. Por, në grup nuk ka as ndonjë xhelozi, as hatermbetje, asgjë dhe kjo është një nga anët tona më të forta. Ju siguroj që ndjejmë të njëjtat emocione sikur të ishim në fushë.

Mendoj se ne kemi bërë më së miri punën tonë, arritëm të marrim një fitore ndaj Rumanisë dhe shpresoj që të kalojmë në raundin tjetër. “

Paraditen e së hënës, Skënderbeu mësoi kundërshtarin e tij të raundit të dytë kualifikues të Champions League, edhe pse ende nuk dihet nëse do të luajë apo jo sezonin e ardhshëm në këtë kompeticion. Shorti i së hënës ka vënë përballë kampionëve të Shqipërisë hungarezët e Ferencvaroshit, që vlerësohet një skuadër e fortë edhe nga Shehi.

“Mendoj se është një short i pafavorshëm për Skënderbeun, por ky është fati. Ferencvaroshi është një skuadër shumë e fortë, por do të përballemi me të”.

Article Logic
Execution time: 0.003410816192627