Orgesa Zaimi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin, Kripë dhe Piper me Alfion dhe Indritin.
Veç gatimit së recetës tonareli me argjinar, batutave të shumta, projekteve të reja muzikore si dhe lajmin e bujshëm për shtatzëni nuk mund të mos fliste për performancën e Gent Bushpepës në Eurovision.
“Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe ka qenë një performancë nga më dinjitozet. E thjeshtë, por e saktë”, u shpreh Orgesa me shumë sinqeritet.