Prej kohësh është dhënë lajmi që do të ketë një “Big Brother Vip” dhe sigurisht që interesi ka qenë i madh se kush moderator/e do e drejtojë. Janë përfolur shumë emra që nga Arbana Osmani, Luana Vjollca, Ledion Liço, Dojna Mema dhe së fundmi Ori Nebiaj, moderatorja e “Wake Up”. Mirëpo ajo ka folur për “RevistaWho” duke e mohuar këtë lajm.
“Nuk është aspak i vërtetë e deri më tani nuk kam patur asnjë bisedë në lidhje me ‘Big Brother Vip’ me drejtuesit e ‘Top Channel’. Do ishte një super sfidë dhe eksperiencë shumë e mirë, por nuk kam asnjë propozim deri tani”, – është shprehur ajo.