Rike Roci është një nga ish-banoret e “Big Brother” e cila edhe pas largimit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit është duke e ndarë jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, ku është prezentë edhe në disa emisione.
Gjithashtu Rikja cilësohet edhe si një nga vajzat më të bukura shqiptare e cila shpesh herë është përfolur për ndërhyrje estetike. Së fundmi fansat e saj e kanë pyetur në ‘Instagram’ lidhur me këtë dhe ajo ka treguar se është 100% natyrale.