Orinda Huta është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar.
Prej një viti tashmë ajo është moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, ku trajton çdo javë personazhe dhe tematika të ndryshme.
Kësaj radhe mesa duket Orinda ka zgjedhur që të shtojë kuriozitetin tonë, duke publikuar disa foto nga sheshxhirimi i serialit “Kryeqyteti Abdylhamid”.
Duket se kjo do të jetë edhe tematika e emisionit në këtë javë, duke mos na zbuluar më tepër detaje.
Përveç emisionit, instinktivisht mendja jonë sugjeron se Orinda fare mirë mund të bëhet një ditë pjesë e serialeve turke dhe kjo mund të jetë një surprizë e këndshme për të gjithë ne.