INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orinda Huta dhe Turi bëjnë 10 vjet bashkë! Ja dedikimi romantik i bukuroshes [FOTO]

Orinda Huta dhe Turi bëjnë 10 vjet bashkë! Ja dedikimi romantik i bukuroshes [FOTO]

Publikuar më: 14:44 09-03-2017

Çifti i njohur i spektaklit ka mbërritur në një pikë të rëndësishme të marrëdhënies së tyre.

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë bërë plot 10 vite bashkë, një arritje jo e pakët për mënyrën se sa shpejt ndryshojnë gjërat në botën e sotme të showbiz. Një rast i tillë natyrisht nuk mund të shpëtonte pa dedikimet e rastit në rrjetet sociale të cilat nuk kanë munguar. Shumë i thjeshtë por shumë kuptimplotë ishte postimi i Orindës në Instagram, ku krahas një fotoje me Turin kishte vendosur si mbishkrim vetëm numrin e viteve dhe një “Të Dua” të thjeshtë. Gjithmonë nëse “Të Dua” mund të konsiderohet një fjali e thjeshtë. Nuk mungoi as komenti simpatik i Turit, i cili me shaka tregoi se i ishte shtuar numri i ndjekësve në Insta vetëm si pasojë e “shprehjes së dashurisë nga Orinda”. Shumë shpejt çifti pritet të martohet dhe ne i urojmë edhe shumë vite të tjera të lumtura së bashku.

orindadheturi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047