Diva Aurela Gaçe njihet për atmosferat fantastike që krijon nëpër evente.
Në dasmën e Orinda Hutës me moderatorin Turjan Hyska ajo ka krijuar vërtet një atmosferë fantastike me performancës e saj.
Orinda ka vendosur t’ja kthejë “hakun” ose ndryshe nderin, duke kënduar së bashku me Aurelën në lokalin e kësaj të fundit, ku ka bërë të gjithë të këndojnë me zë të lartë një nga këngët e saj.
“Një super këngë e kënduar Nga @orindahuta që publiku e këndonte ne kor . Ok në këtë moment unë s'po e lëshoja mikrofonin ☺, m'u ka bo ves mi?.. Orinda e @turjanhyska na vizituan të shtunën me miqtë e tyre ❤❤ Shumë dashuri për ju”, shkruan Aurela.