Më pak se një javë e ndajnë nga dita e madhe, ndërkohë që bjondja bukuroshe ka filluar punën për të ndarë ftesat.
Dhe Orindës i duhet që të jetë në formë për ditën më të lumtur të jetës së saj kështu që nuk ka asnjë çast pushimi për të. Ajo vazhdon stërvitjen e saj në crossfit dhe rezultati është i dukshëm, si në foton e fundit që këngëtarja dhe prezantuesja e njohur ka postuar. Tërësisht e tonifikuar, dita e dasmës duket se do ta gjejë Orindën në formën e saj më të mirë. Dhe duke gjykuar nga kjo foto do të thonim e e meriton plotësisht pasi duket qartë që bukuroshja e ka marrë seriozisht. Kot nuk thonë që bukuria do sakrifica.