Turi dhe Orinda do të bëhen prindër për herë të parë? Mësoni të vërtetën!
Vitin e kaluar e kurorëzuan raportin e tyre me një dasmë përrallore e cila ngeli në memorien e publikut dhe tani Orinda Huta dhe Turjan Hyska mund të konsiderohen pa mëdyshje si një nga çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun. Turi dhe Orinda nuk rreshtin asnjëherë së shprehuri dashurinë për njëri-tjetrin si në jetën reale edhe në atë virtuale, por së fundmi në mediat online ka qarkulluar një lajm se çifti i njohur janë në pritje të ëmbël.
Por pasi Orinda është kontaktuar nga Tiranapost.al ajo ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij lajmi dhe se nuk është shtatzënë. Mesa duket Orinda dhe Turi janë shumë të zënë me karrierën e tyre dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë së shpejti.