INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Orinda Huta tregon për herë të parë propozimin e çuditshëm të Turit

Orinda Huta tregon për herë të parë propozimin e çuditshëm të Turit

Publikuar më: 16:30 30-09-2017

Edhe pse u zhvillua në korrik, ende nuk na është larguar shija e mirë e dasmës së Turit dhe Orindës. Çifti ka rrëfyer ato ditë për revistën Living historinë e dashurisë të nisur që 10 vjet më parë, duke zbuluar që, për së largu, kishin gati antipati për njëri-tjetrin, por me t’u njohur kuptuan që nuk mërziteshin kurrë bashkë dhe sapo ndaheshin, ia ndienin mungesën njëri-tjetrit, deri sa u dorëzuan. Ishin dashuruar. Kokë e këmbë, mendje dhe zemër.

Ata kanë rrëfyer që bashkëjetojnë prej 5 vitesh dhe vendimi për dasmën erdhi shumë natyrshëm. E vendosën që një vit përpara, kur blenë shtëpi dhe po sistemonin çdo gjë së bashku. Megjithatë, edhe pse vendimi ishte marrë, Turi, duke pasur parasysh që Orinda, si shumë vajza të tjera, e kishte përzemër një propozim klasik me unazë me gur diamanti, nuk e anashkaloi. Zgjodhi ditën e lindjes së Orindës, kur ajo mbushte 30 vjeç, këtë shkurt dhe si vend, një nga sheshet më të dukshme të Romës.

“Ka qenë pak i çuditshëm, – tregon Orinda duke qeshur. – Pasi kisha vendosur për dasmën e s’kisha si thosha më jo, Turi vendosi të më propozonte. Megjithatë, duke ditur sesa të rëndësishme e kisha unë vendosjen e diamantit në dorë, ai u tregua shumë i kujdesshëm për këtë detaj, duke mos e mënjanuar. Shkuam te “Piazza del Popolo”, në Romë. Sapo zbritëm nga taksia, nxori unazën. Unë e kuptova dhe fillova të tensionohesha. I thosha: ‘Jo, jo, mos e bëj, të lutem’, sepse tashmë e kisha dhënë ‘PO’- në dhe nuk doja të vihesha në siklet përpara gjithë atyre njerëzve. Unë i thosha ‘mos e bëj’, ai më thoshte ‘më lër’. Pranë nesh, rastisi një burrë me lule, i cili e kuptoi se ç’po ndodhte dhe na u turr. Turi po më propozonte, ai donte të na shiste lule dhe nuk po më linte ta shijoja atë moment, sepse ishte gjithë kohës me ne, aty. Unë i shmangesha, ky i thoshte ‘prit pak’. Çfarë momenti ka qenë! Siklet derisa iu larguam nëpër rrugica, se ai na ndiqte. Por, ka qenë një çast që do të kujtohet gjatë sepse ka qenë edhe me shumë humor”, – përfundon Orinda duke qeshur.

Edhe këtë çast e kishin të mbushur me humor dhe shumë personal, si e gjithë historia e tyre e dashurisë, që në vend të klisheve ka ndjekur zemrën. Ndërkohë që tani, Turi, por edhe Orinda, mezi po presin që prej kësaj historie të krijohet familja.

Article Logic
Execution time: 0.0043859481811523