Ajo gjithë kohës është krahasuar me Barbien për shkak të syve blu, flokëve biondë dhe buzëve të plota, por kjo foto i vë vulën.
Orinda Huta ka postuar në Instagram këtë foto ku shfaqet me flokë kaçurrela dhe një grim në nuanca rozë dhe blu duke bërë që ta krahasojnë me Barbie-n. Ndërkohë vetë këngëtarja ka patur si qëllim të të sjellë një stil të viteve '90 siç shkruan në përshkrimin e fotos. "Kthim në vitet '90. Vajzat duan të bëjnë qejf", shkruan Orinda referuar këngës së famshme të Cyndi Lauper.