Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka disa javë që është në qendër të mediave rozë. Ajo po përflitet se është në një lidhje dashurie Eugent Bushpepën, pasi ky i fundit u bë pjesë e videoklipit të këngëtares. Kujtojmë që edhe Oriola Marashi teksa ka suportuar shoqen e saj për këngën e re në Instastory, shkroi “çifti më i mirë” dhe kështu dolën thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Së fundmi, ka reaguar vetë Beatrix për këtë çështje, e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Sipas Iconstyle.al, ajo është pyetur nga moderatorja Luana Vjollca lidhur me raportin e saj me Gentin dhe ka mohuar çdo lidhje romantike mes tyre, duke u shprehur se janë shokë të ngushtë. Për më tepër ka thënë edhe se është single.